Krim i rëndë në shtëpinë e të moshuarve/ Tiranë, 78-vjeçari në azilin privat godet për vdekje me bastun shokun e dhomës

schedule09:05 - 8 Gusht, 2024

schedule 09:05 - 8 Gusht, 2024

Një vrasje ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes në një shtëpi të moshuarish në Tiranë.

Sipas policisë 78-vjeç Zyhdi Shehi,, ka goditur disa herë me bastun hekuri, shokun e tij të dhomës, Virxhil Vesho.

Si pasojë e plagëve të marra në kokë dhe në trup 82 vjeçari ka ndërruar jetë në institucionin social privat qe ndodhet në rrugën “Ali Visha” ne kryeqytet.

Punonjësit e shtëpisë së të moshuarve, qe  dëgjuan zhurmat brenda dhomës gjeten të vdekur 82-vjeçarin dhe kanë njoftuar policinë.

Sipas hetimeve, autori dhe viktima, vuanin të dy nga sëmundja e Sklerozës. Rreth orës 4 të mëngjesit të së enjtes, Zyhdi Shehi, është zgjuar dhe ka nisur të godasë me shkopin e hekurit Virxhil Veshon duke pretenduar se I kishte zënë krevatin.

Pas mbërritje se policisë, 78-vjeçari është arrestuar  si I dyshuar për veprën penale “Vrasje me Dashje”. Gjatë marrjes ne pyetje, Zyhdi Shehi ka deklaruar se krimin e kreu për shkak se shoku I tij I dhomës e ofendonte dhe provokonte vazhdimisht.

Një nga personat qe jeton në shtëpinë e të moshuarve ku ndodhi ngjarja e rëndë, theksoi se autori jetonte aty së bashku me bashkëshorten e tij.

“Autori ka dhe gruan në azil. Mirë na trajtojnë. Kemi dhe infermiere. Po, kemi kujdes

Zyhdi Shehi është autor i disa librave historike. Vitin e kaluar ai është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës, ku iu dorëzua titulli nga autoritetet lokale bashkiake.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!