Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në spitalin ushtarak të Serbisë, për shkak të problemeve me zemrën. Vuçiç është pranuar në këtë qendër spitalore të premtën dhe siç kanë bërë të ditura burime në presidencë, është jashtë rrezikut për jetën, por është mbajtur për trajtim.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltarja e presidentit Vuçiç, Suzana Vasiljevic, e cila ka saktësuar se Vuçiç është mbajtur për shkak të kujdesit parandalues. Kjo ka alarmuar shtypin serb dhe ka nxitur informacione të ndryshme rreth gjendjes së tij.
Vuçiç, siç dihet, ka qenë sëmurë edhe më parë ku edhe ka udhëtuar vite më parë drejt Moskës për disa kontrolle shëndetësore, por nuk ishte saktësuar se për çfarë bëhej fjalë. Gjendja e tij shëndetësore ishte mbajtur sekret. Vetë presidenti serb ka njoftuar se ndihet mirë e se të hënën do kthehet në zyrë me kohë të plotë. Në një mesazh të shkruar me dorë e të postuar në “Twitter” e “Instagram”, Vuçiç ka falenderuar mjekët dhe stafin e spitalit për kujdesin ndaj tij./abcnews.al