Irani: Përgjigjja ndaj Izraelit është në përputhje me statutin e OKB-së

schedule14:43 - 5 Gusht, 2024

schedule 14:43 - 5 Gusht, 2024

Irani ka të drejtë t’i përgjigjet Izraelit, pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran, bazuar në nenin 51 të Kartës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare.

Kështu ka deklaruar sekretari i Këshillit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Iranit, Kazem Gharibabadi, duke shtuar se lloji i përgjigjes do të varet nga opinionet e qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë të Republikës Islamike, por çdo përgjigje do të jetë. në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Shpresojmë të shohim çlirimin e Palestinës dhe shkatërrimin e regjimit sionist”, tha Gharibabadi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!