Vlorë, dyshohet se dhunoi fizikisht bashkëshorten, 64-vjeçarja ndërron jetë në spital, arrestohet i moshuari

schedule09:02 - 5 Gusht, 2024

schedule 09:02 - 5 Gusht, 2024

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. 70-vjeçari Engjellush Delia është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, 64 vjeçare. Sipas policisë, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të momentit, në banesën e çiftit të moshuarve.

Sakaq materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Komisariati i Policisë Vlorë – arrestoi 70 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen, 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/