Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FMN: Ekonomia botërore i përballon krizat, por rreziqet po shtohen

schedule10:24 - 13 Tetor, 2026

schedule 10:24 - 13 Tetor, 2026

Ekonomia botërore ka arritur të përballojë një valë të jashtëzakonshme goditjesh gjatë shtatë viteve të fundit, të cilat arritur kulmin me luftën në Lindjen e Mesme. Megjithatë, kjo qëndrueshmëri po vihet nën presion dhe mund të sprovohet edhe më tej, paralajmëron Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në hyrjen e raportit Perspektiva Ekonomike Botërore, kryeekonomistja e FMN-së, Silvana Tenreyro, thekson se ekonomia globale ka arritur të ruajë rritjen falë disa faktorëve mbështetës.

Ndër ta përfshihen riorientimi i furnizimeve me energji, që ka ndihmuar në përshtatjen me ndryshimet e tregjeve, si dhe bumi i investimeve në inteligjencën artificiale (IA).



Megjithatë, Tenreyro paralajmëron se rezervat e energjisë po pakësohen. Goditje të tjera gjeopolitike mund të shkaktojnë sërish rritje të çmimeve dhe ndërprerje të furnizimit me energji.

Një tjetër problem është niveli i lartë i borxhit publik, i cili kufizon mundësitë e qeverive për të ndërhyrë me masa fiskale për të mbështetur ekonominë.

Ndërkohë, bankat qendrore kanë hapësirë të kufizuar për të lehtësuar politikën monetare, pasi duhet të përqendrohen te ruajtja e stabilitetit të çmimeve.

Sipas paralajmërimit të FMN-së, ekonomia globale po përballet kështu me rreziqe të reja, ndërsa aftësia e saj për të përballuar goditje të tjera mund të jetë gjithnjë e më e kufizuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!