Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i një prej anëtarëve të bandës Çopja të Elbasanit, Arben Lamçe. Dyshohet se ky i fundit përdorej nga banda e dy vëllezërve si vrasës me pagesë.
Gjithashtu është mësuar se Arben Lamçe fshihej nën identitetin e një personit tjetër, përkatësisht Durim Plaku.
ABC News ka siguruar edhe foton e Arben Lamçe, i arrestuar këtë të diel.
(Arben Lamçe)
Arrestimi i Lamçes është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.
/abcnews.al/