U huazua nga Partizani, sulmuesi brazilian e mbyll me Dritën

schedule19:10 - 15 Nëntor, 2019

schedule 19:10 - 15 Nëntor, 2019

Sulmuesi brazilian, Lucas Cardoso, e ka mbyllur me skuadrën e IPKO Superligës, Dritën. 25-vjeçari u huazua në fillim të sezonit nga skuadra e Partizanit dhe mendohej se do e mbyllte edicionin futbollistik 19/20 te skuadra kosovare, por nuk ka ndodhur kështu.

Cardoso u afrua me shumë bujë te skuadra nga Gjilani, por bashkëpunimi mes dy palëve është ndërprerë. Me skuadrën e Dritës, 25-vjeçari luajti 12 ndeshje dhe shënoi një gol.

Cardoso pritet të nënshkruajë me një skuadër të re në janar, pasi me shumë gjasa, nuk bën pjesë në planet e “Demave të Kuq”. Te Partizani, Cardoso u transferua dy vite më parë dhe pritshmëritë ishin të larta, por braziliani vuajti nga disa dëmtime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!