Francë/ Shënohen incidentet e para, sulmohet rrjeti hekurudhor para nisjes së Lojërave Olimpike

schedule09:15 - 26 Korrik, 2024

schedule 09:15 - 26 Korrik, 2024

Disa orë përpara së ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit 2024, kompania franceze hekurudhore SNCF tha se rrjeti i saj është vënë në shënjestër të “akteve dashakeqe”, duke përfshirë sulmet me zjarrvënie që kanë ndërprerë sistemin e transportit.

Disa linja trenave me shpejtësi të lartë janë sulmuar në perëndim, veri dhe lindje të Parisit dhe janë krijuar radhë në stacionin Gare Montparnasse në Paris.

Ministri i Transportit Patrice Vergriete ka dënuar ashpër “aktet kriminale” që tha se do të ndikonin në planet për pushime të njerëzve.

Një sërë linja trenash janë anuluar dhe SNCF ka paralajmëruar se situata mund të zgjasë “të paktën gjatë gjithë fundjavës derisa të kryhen riparimet”.

“Ky është një sulm masiv në një shkallë të gjerë për të paralizuar rrjetin trenave me shpejtësi të lartë”, tha oeratori i trenave SNCF.

SNCF u bëri thirrje pasagjerëve që të shtyjnë udhëtimet e tyre dhe të qëndrojnë larg stacioneve të trenit.

Gjithashtu ka pasur edhe tentativa sabotazhi në juglindje të Parisit. Ministrja franceze e sportit, Amelie Oudea-Castera dënoi sulmet.

“Është krejtësisht e tmerrshme,” tha ajo për BFMTV. “Të synosh lojërat është si të synosh Francën”.

Sulmet nisën ndërsa Parisi përgatitet për ceremoninë e hapjes, me 7,500 atletë, 300,000 spektatorë dhe një audiencë VIP-ash.

/abcnews.al