Ambasadori serb në Tiranë për Kosovën: E pavarur për ju, jo për ne

schedule11:28 - 8 Janar, 2018

schedule 11:28 - 8 Janar, 2018

Brenda 24 orësh një tjetër deklaratë për Kosovën. Këtë herë bëhet nga ambasadori serb në Tiranë. Njësoj si prifti malazes, i cili mbajti meshë në festën e Krishtlindjeve në Vrakë të Shkodrës edhe Zariq nga i njëjti qytet tha se Kosova është tokë serbe.

Pas Priftit Radomir Nikçeviq, ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zarić  foli për çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Nga Shkodra, ai u tha gazetarëve se Kosova është e pavarur për Ju, për ne Jo dhe se ajo është toke serbe.

Ambasadori Zariç komentet për Kosovën i bëri gjatë vizitave në komunitetin Serbo-Malazez në Shkodër me rastin e Krishtlindjes Ortodokse sipas kalendarit Julian.

Të dielën prifti malazes pas meshës në Vrakë të Shkodrës ai tha se Kosova është vend i shenjtë i Serbisë./abcnews.al