Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Memaliajt.
Pak para mesnate dyshohet se tre persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Ngjarja e rëndë, për të cilën ende nuk ka shumë detaje, mësohet të ketë ndodhur pranë godinës së bashkisë Memaliaj.
Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq efektivë të policisë.