Certifikohen udhërrëfyesit e parë/ Lezhë, mundësi për të promovuar atraksionet turistike

schedule19:59 - 19 Korrik, 2024

schedule 19:59 - 19 Korrik, 2024

Dhjetë udhërrëfyesit e parë janë certifikuar për t’i shërbyer këtë sezon turizmit në Lezhë.

Për shkak të mangësisë së theksuar për guida të licencuara bashkia e Lezhës mbështeti financiarisht trajnimin e tyre.

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, theksoi se në këtë mënyrë synohet qe të zhvillohet më shumë turizmi dhe udhërrëfyesit janë ata që do të promovojnë atraksionet turistike të zonës.

“Është një hap më shumë për të orientuar të gjithë të huat për të treguar se çfarë duhet bërë. Kjo histori duhet të vazhdojë për të rregulluar edhe problematika të tjera, duke lidhur edhe me infopoint.”, u shpreh Ndreu.

Udhërrëfyesit e rinj të certifikuar shprehen se kjo është nxitje për ta dhe do të vijojnë aktivitetin për tu dhënë vizitoreve me shumë mundësi eksplorimi të zonave që janë shumë pak të frekuentuara.

“Unë jam i lidhur me turistët. Doja të kisha certifikatën e  udhërrëfyesit. Në Lezhë jemi ne të parët të certifikuar.”

Udhërrëfyesit turistik ishin mangësi e theksuar në Lezhë, çka ka ndikuar që operatorët turistikë të mos kenë mundësi t’ju ofrojnë më shumë vizitorëve përvec vijës bregdetare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!