Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarri në Manati të Lezhës, vijon ndërhyrja për shuarjen e flakëve

schedule09:16 - 2 Tetor, 2026

schedule 09:16 - 2 Tetor, 2026

Vijon ndërhyrja për shuarjen e zjarrit në Manati të Lezhës, i cili nisi mbrëmjen e djeshme. Flakët kanë kaluar nga zona fushore drejt malit pranë, duke e vështirësuar ndërhyrjen nga toka.

Gjatë ditës së sotme, në operacionin për shuarjen e zjarrit është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa në terren ndodhen forca zjarrfikëse që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Sipas informacioneve paraprake, nuk ka rrezik për banesat në zonën e përfshirë nga flakët.



Përpjekjet për shuarjen e zjarrit dhe izolimin e vatrave vijojnë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!