EDHE 3 DITË: Masat e sigurisë dhe detajet e organizimit, ç’duhet të dini para Shqipëri-Francë

schedule10:34 - 15 Nëntor, 2019

schedule 10:34 - 15 Nëntor, 2019

Dueli mes Shqipërisë dhe Francës pritet me entuziazëm nga mijëra tifozë, të cilët do të jenë prezentë në stadiumin “Air Albania Arena” të dielen në mbrëmje. Administratori i kompanisë BBS Security, që ka të drejtën e mbarëvajtjes së takimit, Naim Dani, shpjegon gjerësisht për Abc News se si do të procedohet me hyrjen e tifozëve në impiantin e ri, sendet të cilat nuk do të lejohen apo orarin e hapjes së dyerve të stadiumit.

HYRJA – “Hyrja në stadium është tepër e thjeshtë. Hyrja për në tribunën Veriore, ose në tribunën dhjetëshe, si thonim dikur, do të ndodhë në këtë mënyrë: njerëzit do të vijnë nga RTSH, që do të jetë filtri i parë i policisë së shtetit. Më pas është filtri më i rëndësishëm i biletës dhe kontrolli fizik. Nga ky moment çdo tifoz quhet në brendësi të stadiumit”.

PORTAT HYRËSE – “Këto janë hyrjet kryesorë që janë në pjesën e poshtme të stadiumit, që ka për çdo tribunë ka nga tre porta kryesorë. I bie që të ketë 9 hyrje kryesore poshtë, në nivelin zero. Pastaj hyhet në nivelin zero dhe kalohet në katin e parë. Këtu ku jemi (tribuna veriore) ka 8 vendet ku do të kontrollohen biletat”. Hyrjet kryesore janë të lira. Të gjitha biletat që janë me numrin N100 janë të katit të parë, sikurse N200, N201 i bie të jetë në katin e dytë”.

KOHA – “Tifozët duhet të vijnë herët. Do të kemi dy fitra kontrolli dhe checkimi merr kohën e vet. Minimumi që njerëzit duhet të futën në stadium është ora 18:00. Portet, kontrollet dhe gjithçka tjetër për pritjen e tifozëve është gati që në orën 17:30”. /abcnews.al