Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

SHBA, i përfshirë në kryengritjen e 6 janarit, lirohet nga burgu ish-këshilltari i Trump

schedule22:52 - 17 Korrik, 2024

schedule 22:52 - 17 Korrik, 2024

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump, Peter Navarro, u lirua nga një burg federal i Majamit të mërkurën, pasi përfundoi dënimin e tij katër mujor për kundërshtimin e një thirrjeje nga komiteti i Kongresit të 6 janarit.

Navarro pritet të udhëtojë shpejt në Milwaukee në mënyrë që të mund të paraqitet në Konventën Kombëtare Republikane, ku ish-shefi i tij është nominuar zyrtarisht si kandidati presidencial i GOP-së për vitin 2024.

Ai është një nga dy anëtarët e rrethit të Trump, të cilët u dënuan për moszbatim të fletëthirrjeve nga Komiteti i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi kryengritjen e 6 janarit 2021. Këshilltari i Trump, Steve Bannon filloi të vuante dënimin e tij katër mujor në fillim të këtij muaji në një burg federal në Konektikat.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!