Chelsea ka filluar procedurat e brendshme disiplinore kundër mesfushorit Enco Fernandez, pasi futbollisti postoi një video në mediat sociale ku sipas Federatës Franceze të Futbollit, ka bërë thirrje “raciste dhe diskriminuese”.
“Ne e pranojmë dhe vlerësojmë faljen publike të lojtarit tonë dhe do ta përdorim. Klubi ka nisur një procedurë të brendshme disiplinore”, thuhet në njoftimin e klubit anglez, Chelsea.
Shoku i skuadrës së Fernandez tek ekipi i Londrës, Wesley Fofana postoi një fragment të videos në Instagram duke e përshkruar atë si “racizëm të pafrenuar”.
“Kënga përfshin një gjuhë shumë fyese dhe nuk ka absolutisht asnjë justifikim për këto fjalë. Unë qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe kërkoj falje që jam kapur në euforinë e festimeve tona të Kupës së Amerikës. Ajo video, ato momente, ato fjalë, nuk pasqyrojnë bindjet apo karakterin tim”, tha ai./abcnews.al