Bum donacionesh për Trump, Biden bën thirrje për ndalimin e armës së përdorur në atentat

schedule08:30 - 17 Korrik, 2024

schedule 08:30 - 17 Korrik, 2024

Grupet që mbështesin Donald Trump mblodhën më shumë se 400 milionë dollarë për fushatën zgjedhore të ish-presidentit në tremujorin e dytë.

“Financial Times” bën përllogaritjet, sipas të cilave shifra është e destinuar të rritet në ditët në vijim me PAC të tjera që njoftojnë donacionet e marra. Rritja maksimale, e cila e vendos Trumpin në garë për të kapërcyer Joe Biden, erdhi nga donatorë të vegjël të zemëruar për dënimin e Trump për paratë për yllin porno dhe nga miliarda që vërshuan fushatën e tij.

Ndërkaq sondazhet tregojnë presidenti Joe Biden po humbet terren ndaj ish-presidentit Donald Trump në 14 shtete kyçe, duke përfshirë pesë që Biden i ktheu kundër Trump në 2020: Arizona, Georgia, Michigan, Pennsylvania dhe Ëisconsin.

Ndërsa fliste në konferencën e NAACP në Las Vegas, Biden bëri thirrje për ndalimin e llojit të armëve të përdorura kundër Trump

“Një pushkë AR-15 u përdor në një përpjekje për të vrarë Donald Trump. kjo armë sulmi ka vrarë shumë njerëz të tjerë, duke përfshirë fëmijë. Është koha për ta nxjerrë jashtë ligjit”, tha presidenti.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!