Mjekja infenksioniste, Eugena Tomini ka deklaruar se janë shtuar rastet me Covid-19, pasi shpeshherë janë të ndërthurura me simptomat e virozave.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka theksuar se Covidi është gjatë gjithë vitit, ndërsa virozat janë kryesisht me sezonalitet në rritje në vjeshtë dhe në dimër.
Sipas Tominit, ka një tendencë në rritje të numrit të rasteve me Covid, por ndërkohë mund të kemi dhe raste të cilat mund të jenë me simptoma të lehta, por nuk konfirmohen nga ana labotorike.
“Nuk është një ndarje e thjeshtë, si një ndarje e thjeshtë si një ndarje me thikë, por kemi një miksim të qarkullimit të viruseve aktualisht. Miksim në kuadrin e shfaqjes së virozave ose shfaqjen e infeksioneve respiratoreve, si dhimbja e fytit apo infeksioni i bajameve, infeksionin e syrit, ndërkohë që bashkëshoqërohet dhe me Covidin.
Kemi një tendencë në rritje të rasteve të Covidit, ndërkohë që është më se normale për Covid 19 ose nënvariante të Omicronit, të cilat janë të përgjithshme në të gjithë vitin. Nuk janë në një sezonalitet si gripi. Kemi për 4-5 javë rresht, duke monitoruar Covid dhe gripin, por duke monitoruar dhe nëpërmjet sistemit të alertit, nuk kemi asnjë rast grip të konfirmuar në 5 javët e fundit. Pra, gripi është shkëputur nga sezonaliteti i tij, sepse është në vjeshtë dhe dimër, ndërsa Covid është gjatë gjithë vitit dhe duket një tendencë në rritje e numrit të rasteve, nga disa raste në javë në dhjetra raste në javë, këto janë raste të konfirmuara, por ndërkohë mund të kemi dhe raste të cilat mund të jenë me simptoma të lehta, por nuk konfirmohen nga ana labotorike, pasi një individ apo një tjetër ka zgjedhur të mos tentohet“, u shpreh Tomini./abcnews.al