Antikonspiracionisti shqiptar tregon detajet: Pse atentati ndaj Trump mund të jetë i inskenuar

schedule08:41 - 15 Korrik, 2024

schedule 08:41 - 15 Korrik, 2024

Antikonspiracionisti Arianit Sllamniku e ka konsideruar të inskenuar atentatin që iu bë të shtunën Donald Trump nga një 20-vjeçar republikan në një tubim elektoral.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai renditi disa arsye pse ky atentat mund të jetë i planifikuar, si për shembull në momentin që Trump zbriti nga foltorja nuk ishte vijueshmëri e asaj çfarë ndodh.

Arianiti ka theksuar se ai e kishte paralajmëruar një atentat ndaj Trump që në muajin shkurt.

“Unë që në shkurt të 2024 e kam paralajmëruar një atentat ndaj Trump.

Viktima në prapaskenën e presidentit Trump të kapur nga plumbi, unë nuk po shoh ndonjë shenjë gjaku. E dyta, nuk mund të thyhet protokolli. Trump kur zbriti nga foltorja, mbartej te të tjerët, nuk ishte një vijueshmëri e kësaj skene, sepse nuk kishte asnjë dëmtim në këmbë apo diku tjetër, por kishte thjesht në vesh.

Gojët e këqija flasin dhe një teori tjetër që zoti Trump është i zgjedhuri i ushtrisë amerikane për t’u bërë president.

Në vitin 2019, është po ky tabulat i ushtrisë amerikane që na ka njoftuar që do të tmerrojë botën dhe bëhej fjalë për atentatin ndaj presidentit Trump. Këto tabulate kanë ngjarje të caktuara , që presidenti Biden do të jetë i paaftë për të qeverisur”, u shpreh ndër të tjera Arianiti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!