United i “rrëmbeu” Zirkzee, Milan hidhet në sulm për dy “bomber” me përvojë

schedule18:56 - 14 Korrik, 2024

schedule 18:56 - 14 Korrik, 2024

Objektivi kryesor ishte Joshua Zirkzee, mirëpo “Djajtë” e United u treguan shumë herë më shpejtë, se ata të Milan, teksa kanë zyrtarizuar pasditen e kësaj të diele, “bomberin” holandez, si afrimin e tyre më të ri, duke bërë “Kuqezinjtë” të mendojnë për opsione të tjera.

Pas dëshirës së tekniku Paulo Fonseca për të pasur në sulm, një “pykë” si Alvaro Morata, tashmë portugezi kërkon edhe shërbimet e “bomberit” gjerman, Niklas Fullkrug, teksa synojnë të përfitojnë nga transferimi i mundshëm i Guirassy, në “Signal Iduna Park”, me “shtatlartin” afrikan, që do të vinte jo pak në dyshim të ardhmen e gjermanit, te Borussia Dortmund.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, për 31-vjecarin kishte interes nga Spanja dhe Italia pas performancave të tij pozitive në Kampionatin Evropian dhe këtë pasdite, prestigjiozj italiane “Sky Italia” ka zbuluar që një nga skuadrat e interesuara është Milan.

Deri më tani “Kuqezinjtë” nuk raportohet të kenë nisur bisedime konkretet me gjermanin, por Fullkrug është shumë i qartë rreth këtij operacioni dhe në rast se cdo gjë shkon mirë mes klubeve do ta pranonte sfidën e re. /i.m /abcnews.al