Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjeti për të përfituar 60 mijë euro si kompensim, e pëson i riu në Vlorë

schedule09:09 - 12 Korrik, 2024

schedule 09:09 - 12 Korrik, 2024

E pëson një i ri në Valorë, pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit me vlerë 60 mijë euro në mënyrë që të përfitonte të njëjtën vlerë si kompensim.

Automjeti i 27-vjeçarit u gjet i fshehur në një garazh dhe për pësojë u sekuestrua nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme..

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasit 27-vjeçar, banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti.

Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se i riu kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 27 vjeç, banues në Itali.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al