Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim i riu në Kukës

schedule12:33 - 10 Korrik, 2024

schedule 12:33 - 10 Korrik, 2024

KUKËS- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së familjarëve të bashkëjetueses së tij.

Për këtë rast është arrestuar babai i tij, i cili tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.

Policia gjeti dhe sekuestroi pistoletën me të cilën qëlloi 28-vjeçari. Gjatë kontrolleve në banesën e babait të tij, u gjetën 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti, që u sekuestruan bashkë me 2 automjete.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, ndërsa i riu që akuzohet se qëlloi me armë është nga fshati Shtiqën, pak kilometra larg nga qyteti i Kukësit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!