SHQIPËRI- Ngadalësohet rritja e çmimeve në vend. Pas një rritje të lehtë muajin e kaluar inflacioni i është kthyer përsëri trendit rënës përgjatë muajit qershor.
Sipas të dhënave të Instat, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin qershor 2024, është 2,1 %, në krahasim me majin konstatohet se niveli i inflacionit ka pësuar një rënie të lehtë duke u rikthyer në të njëjtin nivel që ishte në prill të këtij viti.
Rritja vjetore e çmimeve në muajin qershor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,72%, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,42%.nga të dhënat konstatohet se rritja e çmimit të ushqimeve është stopuar në krahasim me muaj të mëparshëm.
Gjithashtu rritje të lehtë të çmimeve kanë pësuar grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” si dhe “Pije alkoolike dhe duhan”.
Kjo tendencë në ecurinë e inflacionit është një sinjal që Banka e Shqipërisë mund të vijojë politikën e lehtësimit të monetar.
Në mbledhjen e fundit Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë normën bazë të interesit me 0.25% duke e çuar në 3% nga 3.25%.
Lehtësimi i politikës monetare është një stimul më shumë për ekonominë pasi nxit kredidhënien, por njëkohësisht i bën më të lira pagesat për këstet e kredive.
Niveli i inflacionit:
- Qershor 2024 2.1%
- Maj 2024 2.2%/abcnews.al