Donald Trump tha të hënën se Joe Biden do të mbetet kandidati demokrat në zgjedhjet e 5 nëntorit, pavarësisht presionit nga një pjesë e fraksionit të tij për t’u tërhequr, për shkak të dyshimeve për shëndetin e tij.
“Ai do të qëndrojë në garë, ka një ego, nuk dëshiron të heqë dorë, nuk dëshiron ta bëjë këtë,” tha ish-presidenti gjatë një interviste në Fox Neës.
Në atë natë katastrofike për Biden, presidenti, 81 vjeç, u shfaq i lodhur dhe konfuz.
“Ai ishte shumë i zbehtë, për ta thënë me mirësjellje. Ishte një debat i çuditshëm, sepse që në dy minutat e para, përgjigjet që ai jepte nuk kishin shumë kuptim”, këmbënguli republikani.
/abcnews.al