VIDEO/ Aksident në Devoll, makina përfundon në kanal, raportohet për disa të plagosur

schedule22:19 - 7 Korrik, 2024

schedule 22:19 - 7 Korrik, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Devoll, pranë fshatit Progër. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Sipas policisë  janë dëmtuar 4 shtetas pasagjerë në mjet, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

/abcnews.al/