Garat me makina dhe shpejtësia e lartë në rrugët e Tiranës janë kthyer në një problem të madh për policinë.
Gjatë mesnatës së djeshme, policia ka kapur një numër të madh drejtuesish makinash me shpejtësi tejë normave të lejuara, të cilët krahas vetes rrezikonin edhe jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Njëri prej shjoferëve u kap me 204 km/h, një shpejtësi kjo më shumë se dy herë më e lartë nga ajo e lejuar.
Pikërisht në këtë aks, katër ditë më parë u aksidentua për vdekje 17 vjeçari Kristjan Vasili, i cili sipas policisë ishte pasagjer në një makinë që po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2299833036995155/
Postimi i policisë
Tiranë
Rruga ?është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës?.
Vijojnë kontrollet?♂? parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me rrisk, për shkak të shpejtësisë ✈dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.
140 km/h – 180 KM/h në aksin Sauk – Teg, prej orës 20:00 deri në 22:00, ?✈✈kur fluksi i mjeteve në lëvizje është i madh.
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar?.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë ?, në dy orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas janë konstatuar dhe pezulluar 22 leje drejtimi për shpejtësi ✈mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 140 km/h – 180 km/h ?, rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.
Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bej statistike rrugore?. familja ka nevoje për TY , jo për fotot dhe videot e tua?