Kreshnik Dashaj u gjet i vdekur me një plagë në shpatull ditën e djeshme duke lënë edhe një vajzë 7 vjeçe jetime.
Ai ishte me origjinë nga fshati Lubonjë dhe ishte transferuar me banim në Vlorë 12 vjet më parë ku fillimisht kishte shkuar në Greqi.
Pasi nuk i eci në emigracion, Dashaj gjeti punë në një fabrikë këpucësh, por paga e ulët e detyronte që të punonte dy turne, plot 16 orë në ditë.
Fqinjët tregojnë se ai ishte një person i qetë dhe pa probleme me të tjerët dhe “shikonte punën e tij”.
“E linte vajzën në gjumë dhe e gjente në gjumë pasi punonte dy turne”, shprehen ata.
Policia është duke punuar në disa pista për të zbardhur motivin e vrasjes së tij.
Policia është duke hetuar për konflikte të çastit që kanë çuar në vrasjen e tij apo ndonjë problem i mëparshëm pasi Dashaj nuk njihej si person problematik. /abcnews.al