Shtyhet mandati i Fredi Belerit, Nazarko: Vendimi i KQZ-së për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndërkombëtare

schedule19:58 - 4 Korrik, 2024

schedule 19:58 - 4 Korrik, 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin në lidhje me vlefshmërinë për mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Në “Edicioni Qendror”ABC News, analisti Mentor Nazarko, tha se KQZ edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndërkombëtare që ka marrë gjykimi i tij, ka vendosur të aplikojë standarde më tolerante.

Më tej shtoi se kjo nuk sjell ndonjë ndryshim në atë që është “fati i parashikuar i tij”.

“Mund të them nga këndvështrimi Kushtetues, që më pas na çon në një interpretim tjetër që lidhet me statusin e Belerit sot që është njëlloj eurodeputet, duhet të shikohet me një vëmendje më të posaçme. Ligji i dekriminalizimit është një ligj që cënon të drejtën kushtetuese të individit për t’u zgjedhur, pra ai është një figurë e zgjedhur dhe në emër të një interesi publik opozita ka imponuar një standard të ri që është quajtur i arsyeshëm edhe nga gjykata e Këshillit të Evropës, gjykata e Strasburgut. Pra kemi funksionimin e ligjit të dekriminalizimit të një rasti special siç është figura e Fredi Belerit. Që është një figurë me dy shtetësi. Pikërisht pse lidhet çështje e tij me një të drejtë Kushtetuese, KQZ edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë ndërkombëtare që ka marrë gjykimi i tij, ka vendosur të aplikojë standarde më tolerante, por kjo nuk mendoj që sjell ndonjë modifikim në atë që është fati i parashikuar i tij që është vendimi përfundimtar që nuk mund ta ushtrojë mandatin e tij dhe për pasojë në Himarë do të duhet të ketë zgjedhje”, tha ai.

Berishizmi, një doktrinë fituese?

Nazarko: Mund të jetë fituese vetëm në atë që kanë tërësia e ushtrisë elektorale të të djathtës, brenda tyre. Pra nuk e bën atë një doktrinë fituese në elektoratin shqiptar. Që të mundësh PS, Ramën do të duhet të përfaqësosh shumicën e shqiptarëve dhe kjo nuk duket askund, që është. Sepse është vërtetuar në disa zgjedhje. Që të bëhet e tillë Berisha duhet të shikojë në pasqyrë vetveten. Unë nuk shoh asnjë rezultat konkret në këtë afirmim të të djathtës berishiste sesa brenda përbrenda kampit ish demokrat, që është shumë i vogël përballë Edi Ramës. Dhe nuk shoh asnjë formë federimi apo organizimi ku të gjithë palët të ruajnë ndjeshmëritë e tyre politike. Lidershipin e tyre që është afirmuar tani. Pra nuk shoh asnjë lloj zhvillimi në këtë drejtim, përbashkues.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!