Prifti malazez në Shkodër: Kosova vend i shenjtë i Serbisë

schedule21:00 - 7 Janar, 2018

schedule 21:00 - 7 Janar, 2018

Një deklaratë që pritet të hapë debate është bërë nga një prif malazez i cili shkoi dhe festoi Krishtlindjen në Vrakë të Shkodrës. Ai është Radomir Niçkeviq, prifti i kishës Ortodokse të Malit i të Zi i cili deklaroi se Kosova është vend i Shenjtë i Serbisë.

Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar sipas kalendarit të tyre fetar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër.
Ka qenë prifti malazez i kishës ortodokse Radomir Niçkeviq, ai që kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.
I pyetur për qëndrimin e kishës ortodokse në Malin e Zi, Niçkeviq u shpreh se Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë.
Kleriku shtoi se në Kosove Serbia ka shumë kisha dhe vende të shenjta. Ai theksoi qëndrimin e njohur se Kosova është Serbi, dhe bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!