Reperi i njohur, Big Basta është rikthyer në fushën e hip-hop-it me këngën e tij më të re, “Leji armët”. I ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se pse vendosi pikërisht këtë projekt, duke ndarë edhe detaje nga kënga.
Big Basta ka thënë se ka punuar me Alban Kondin dhe studion e tij, që ky mesazh i rëndësishëm të përcjellë te rinia shqiptare.
Ai ka theksuar se mesazhi “Leji armët”, është pjesë e një fushate të ndërmarrë nga OSBE-ja, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
“Unë u përfshiva nga fushata. E kam bërë me bashkëpunëtorët, Alban Kondi, Fab Basha, dhe një djalë i ri, Eugen Herri. I thosha Albanit që më duhet diçka e re, se mund të konsiderohet dhe si rikthim i imi në fushën e hip-hop-it.
Jam një pozicion shumë komod me repin dhe mesazhet që jap.
Këto organizatat lidhen me një kompani marketingu dhe atyre i duhej një reper, më kontaktuan mua.”, tha ndër të tjera Big Basta./abcnews.al