Juventus nuk ndalet në merkato, “Zonja e Vjetër” pranë akordit me një tjetër mesfushor

schedule13:10 - 1 Korrik, 2024

schedule 13:10 - 1 Korrik, 2024

Pritej një revolucion në mesfushë dhe një gjë e tillë duket se është duke ndodhur, teksa pas siguruan shërbimet e “shktarruesit” brazlian, Douglas Luis, për vlerën e 50 milionë eurove, nga anglezët e Aston Villa, tashmë “Bardhezinjtë” e Juventus janë shumë pranë arritjes së akordit të një tjetër lojtari me shumë potencial në këtë mesfushë.

Bëhet fjalë, për djalin e vogël të legjedës së “Zonjës së Vjetër”, Lilian Thuram, Khephren Thuram, me bordin e Juventus, që prej kohësh është në negociata me francezët e Nice, për të siguruar kartonin e 23-vjeçarit, teksa prej kohësh kanë arritur akordin personal me vetë lojtarin, me këtë të fundit që pritet të fitojë në Torino, plot 2 milionë euro në sezon.

Tashmë, mbetet për të akorduar edhe mënyrën e pagesës së kartonit me Nice, teksa Juventus kërkon që të paguajë menjëherë 15 apo 16 milionë dhe më pas katër apo pesë milionë të tjera në formën e bonuseve, megjithatë ende nuk është vendosur gjithçka dhe pritet që akordi me klubeve, të arrihet në ditët në vijim.

Kështu, falë këtyre përforcimeve të mëdha në mesfushës, si Douglas Luiz e Khephrem Thuram, bordi i “Zonjës së Vjetër” pret në qetësi për të ardhmen e Andre Rabiot, me “shtatlartin” francez, të po këtij reparti që ka përfunduar kontratën me “Bardhezinjtë” dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen, nëse do të nisë një aventurë të re apo do të vazhdojë në Torino, aty ku e ptre një kontratë 3-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon. /i.m /abcnews.al