Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë/ Reagon Presidenti Begaj: Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë

schedule09:59 - 1 Korrik, 2024

schedule 09:59 - 1 Korrik, 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarin të madh, Ismail Kadare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se shqiptarët humbën sot gjeniun e letrave dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne

“Shqipëria dhe shqiptarët humbën sot gjeniun e tyre të letrave, emancipuesin e tyre shpirtëror, Ballkani poetin e miteve të tij, Evropa dhe bota ndër përfaqësuesit më të spikatur të letërsisë moderne.

Të qoftë e lehtë lëndina në panteonin e përjetësisë, Kolosi ynë i mendimit dhe i penës!”, ka shkruar kreu i shtetit.

Kujtojmë që Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hene, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë kulturore me veprat e tij, të cilat janë përkthyer kudo në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!