Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama takim me kryeministrin Luc Frieden: Nga marsi, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë

schedule17:09 - 13 Tetor, 2026

schedule 17:09 - 13 Tetor, 2026



Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Luksemburg me kryeministrin Luc Frieden, ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimi europian i Shqipërisë.

Përmes një postimi, Rama bëri të ditur se nga muaji mars, Luksemburgu do të ketë fluturim direkt me Shqipërinë, përmes kompanisë ajrore kombëtare Luxair.

“Luksemburg – Me Kryeministrin Luc Frieden, për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë”, shkruan Rama, duke njoftuar gjithashtu për lidhjen e re ajrore mes dy vendeve.

Fluturimi direkt pritet të krijojë më shumë lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe të forcojë lidhjet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!