Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Të rikthehen sanksionet për Dodik”/ Ministri i Jashtëm i Bosnjës u dërgon letra institucioneve amerikane

schedule17:04 - 13 Tetor, 2026

schedule 17:04 - 13 Tetor, 2026

Të verifikohet aktiviteti lobues i Milorad Dodik dhe të shqyrtohet mundësia për rikthimin e sanksioneve ndaj tij.

Kërkesa i është dërguar 15 institucioneve të larta shtetërore në SHBA nga Ministri i jashtëm i Bosnje Hercegovinës Elmedin Konakoviç, mes tyre Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio, Sekretarit të Thesarit Scott Bessent dhe zyrtarit të lartë të Departamentit të Drejtësisë Todd Blanche.

Fjala është për kompaninë lobuese që ndihmoi Dodik dhe partinë e tij të fitonte zgjedhjet e 4 tetorit në Republikën Srpska, Continental Startegy, e njëjta e paguar nga kreu i opozitës në Shqipëri Sali Berisha.



Me ndryshimin e vetëm se Continental strategy dhe Chris laCivita nuk i sollën fitoren Berishës në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.

Dyshimet janë se përtej synimit për fitoren e zgjedhjeve, Dodik ka patur objektiv edhe lobimin për shkëputjen e Republikës Srpska nga Bosnje Hercegovina dhe bashkimin e saj me Serbinë.

Ministri i jashtëm i Bosnjes Konaković thekson se Gjykata në vend ka ndaluar përdorimin e fondeve publike të entitetit për aktivitete lobuese që bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje-Hercegovinës.

Ministri boshnjak kërkon që institucionet amerikane të verifikojnë edhe marrëveshjet e tjera lobuese të financuara nga Republika Srpska në Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtat letra përmenden edhe raportimet mediatike për Chris LaCivita dhe James Blair, por edhe vajzën e shefes së kabinetit të Trump Susie Ëiles, konkretisht investigimet e media The Neë York Times dhe CBS NEËS, ku kërkohet që autoritetet amerikane të verifikojnë nëse aktivitetet e tyre në Bosnje janë zhvilluar në përputhje me ligjin.

Pas kësaj, pritet që për kombaninë lobuese që zbarkoi në Tiranë dhe Chris laCivitën që mbështet politikanë pro rus dhe Berishën të nisin zyrtarisht hetimet.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!