“Gjatë këtyre dy viteve kam punuar në kushtet e një preisoni të madh politik, mediatik me kompetenca të kufizuar në mungesë të institucioneve të reja kuhhteuese, pa asnjë mekazniëm për të bërë të mundur ushtrimin e profesionit. kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika”. Është kjo përgjigja që Arta Marku i dha anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi e pyetur për ndërhyrjet dhe presionin politik .
Ajo tha se është anatemuar sa herë për të kundërtën, por solli në vëmendje edhe rastin më të fundit atë të kryebashksiakut të Vorës Agim Kajmaku.
“Jam anatemuar për të kudnërtëtn sa here ka pasur një rast publik. Më duhet tu përmend rastin për një vendimmarrje në sektorin e dekriminalizimit për kreun e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël dhe nuk është tregues i një varësie politike aq më tepër që unë isha në periudhë kandidimi e zgjedhje. Praktika që unë kam bërë këto dy vjet, nëse unë i kam trajtuar e pavarur nga politika, kur isha e përkohshme, duke pasur një mandat është më e thjeshtë”.
Marku theksoi përgjatë këtyre dy viteve në krye të prokurorisë ka pasur gjithnjë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Kam bërë detyrën ashtu siç un di ta bëj duke respektuar parimet e mia dhe vlerat e larta morale e profesionale. Kam pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe me mbështetjen e tyre jam zgjedhur dhe kam pasur gjatë gjithë ushtrimit të aktivitetit tim”./abcnews.al