Largimi nga PD/ Enkelejd Alibeaj dorëzon kërkesën në Kuvend

schedule15:33 - 24 Qershor, 2024

schedule 15:33 - 24 Qershor, 2024

TIRANË- Pasi njoftoi se do largohet nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deputeti Enkelejd Alibeaj ka depozituar zyrtarisht këtë të hënë kërkesën në Kuvend.

Ky vendim i Alibeajt erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila i dha Sali Berishës vulën dhe logon e Partisë Demokratike .

Teksa bëri publik vendimin për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Alibeaj nënvizoi se Sali Berisha nuk mund  jetë alternativë përfaqësimi për qytetarët shqiptarë./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!