Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Fier. Mësohet se një 61-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës.
“Më datë 23.06.2024, rreth orës 09:15, në fshatin Varibop, Fier, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në oborrin e banesës, shtetasi rreth 61 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./abcnews.al