Një vajzë 29-vjeçare është dhunuar në qytetin e Vlorës nga familjarët e saj.
Mësohet se e reja është goditur në shtëpinë e prindërve të saj nga babai Astrit Barjami 60 vjeç, vëllai i saj Erlind Barjami 26 vjeç si dhe i fejuari Armandi Janka 34 vjeç.
shkaku i dhunës sipas hetimeve paraprake të deritanishme, është bërë kundërshtia e vajzës për tu martuar me djalin që familja i kishte zgjedhur.
Ka qenë një telefonatë e mbërritur në policinë e Vlorës, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar 3 dhunuesit e vajzës 29-vjeçare.
Sipas Policisë, e reja, për shkak të dhunës ka pasur dëmtime në pjesën e fytyrës dhe në trup, dhe për pasojë ndodhet në spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e Astrit Bajramit policia gjeti edhe një armë gjahu dhe disa fishekë.
Ndërkohë një tjetër dhunë Brenda familjes ka ndodhur edhe në qytetin e Klosit, ku dy vëllezër u konfliktuan me njëri tjetrin. Sherri mes tyre është shuar vetëm pas ndërhyrjes së Policisë, ndërsa njëri prej tyre u vu në pranga për shkak se uniformat blu I gjetën një pistoletë pa leje.
/ abcnews.al