Kanë dominuar që prej fillimit të pjesës së dytë dhe gjithë përpjekjet më në fund janë shpërblyer, me Austrinë që ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës, në “Olympiastadion” përballë Polonisë.
Një aksion perfekt i “Shqiponjave” austriake është finalizuar më së miri nga “fantazisti” i sulmit, Christoph Baumgartner, me këtë të fundit që mposht lehtësisht portierin Szczesny. Rezultati shkon në 1 me 2. /i.m /abcnews.al