Lulzim Basha nuk do e dorëzojë menjëherë logon e vulën e Partisë Demokratike. Ai ka vendosur të vijojë betejën për logon blu, pavarësisht se për të, kanë kaluar të gjitha hallkat e drejtësisë nga vetë Berisha që e rifitoi të martën në Apel.
Analisti Arben Meçe ka thënë në “Tirana Live” se dhënia e vulës nuk është një fitore për Berishën, pasi i gjithë faktori ndërkombëtare, madje dhe Europa e ka bojkotuar ish-kryeministrin.
“Dhënia e vulës është një akt juridik, që pavarësisht se është interpretuar si fitore, nuk është e tillë. Tre zonja vendosën të vinin drejtësi te Berisha dhe jo sistemi. Pra, ku ishin marrëdhëniet me sistemin? Asgjëkundi. Ka elementë që akoma nuk po binden që prania e Berishës në politikë janë dënglat.
Në momentin që ti nuk ke aleat faktorin ndërkombëtar, ShBA, Anglinë, edhe faktori europian e ka bojkotuar Berishën dhe enturazhin e tij, është e qartë.
Berisha tashmë është një sekt i bojkotuar nga politika botërore, dhe në Shqipëri po ashtu, sepse po ta vësh re që të njëjtët persona janë të parlamenti dhe i sheh kudo. Është neveri kur shikon një person që gjuan me vezë”.
Më tej, sa i përket Bashës, Meçe ka thënë se ai e ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike dhe ka detyrim të krijojë një parti të re. Sipas analistit, demokratët duhet të qendrojnë larg Berishës nëse duan të vijnë në pushtet.
“Sot Basha nuk ka më alternativ te PD. Në qoftë se ka njerëz bujrum ta bëjë një parti se duhen 300 veta. Unë duhet të jem shumë i kujdesshëm kur e them se tani nuk është partia e Bashës, ka persona të tjerë që e kanë mbajtur atë parti, i kanë dhënë peshë dhe frymë.
Në qoftë se Basha do jetë në pritje të vendimit për krijimin e partisë apo nuk e bën partinë para zgjedhjeve, do të thotë që do të jetë një marionet e Berishës. Edhe kjo e vërteton këtë.
Nuk them as 3 as 300, janë 100 mijë persona. Unë e përsëris që këta persona arritën të krijonin një frymë dhe kjo frymë ekziston. Po të jetë te Basha është e dështuar dhe mos të lodhemi kot. Populli demokratë ekziston, ashtu siç ekziston dhe populli kundër qeverisë. Populli opozitar Berishën e shikon shumë më keq se Rama, siç duket po t’i vëmë në kandar.
Demokratët duhet të kuptojnë përfundimisht, larg Berishës në qoftë se se duan të vijnë në pushtet”./abcnews.al