Analisti Arben Meçe ka analizuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama të mbajtur këtë të premte pas mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS dhe qeverisë.
Në një intervistë në “News Line” në ABC News, Meçe tha se kryeministri e tha qartë se qeveria duhet të jetë më pranë popullit.
Gjithashtu, Meçe tha se Rama e artikuloi qartë nevojën që qeveria të jetë më pranë njerëzve dhe të reflektojë për shqetësimet e ngritura nga protestat.
Analisti tha se ndër çështjet kryesore të trajtuara nga kryeministri ishte raporti mes fakteve që paraqet qeveria dhe mënyrës se si qytetarët i përjetojnë shërbimet dhe vendimet.
“Protesta nxori në vetvete disa shqetësime që kërkojnë reflektim. Gjatë gjithë fjalës Rama e ngriti me të madhe faktin që kishte protestues me të drejtë në protestës e vet për shqetësimet që kishte. Pra Rama ngriti shqetësimin se nëse do vazhdoj apo plotësojë mandatin që kërkohet duhet të ketë një plotësim. Të parën gjë që kapi ishte raportim mes të vërtetës dhe perceptimin, përjetimin dhe më pas e lidhi edhe me empatinë. Ajo që ngriti me të madhe Rama ishte ne si përfaqësues të popullit do ta ndjejmë vetën shpirtërisht të lidhur me popullin dhe populli duhet të ndjejë qeverisjen. Pra nëse kjo nuk plotësohet marrëdhënia është e destinuar të thyhet. Ai sot trajtoi atë që ne kemi diskutuar që nuk të ketë ndasi me qytetarin”, tha ai.
/abcnews.al/



