Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Berisha kundër marrëveshjes historike me SHBA/ Meçe: “Dirigjohet” nga padronët e tij jashtë Shqipërisë

schedule18:51 - 27 Korrik, 2026

schedule 18:51 - 27 Korrik, 2026

TIRANË- Shqipëria forcon mburojën e saj të sigurisë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Kuvendi miratoi marrëveshjen historike të huasë prej 302 milionë dollarësh për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse.

Një marrëveshje kjo, e cila sipas mazhorancës vulos partneritetin strategjik me SHBA dhe angazhimin e Shqipërisë në NATO.

Partia Socialiste e votoi këtë marrëveshje me 74 vota pro, ndërsa partia e Sali Berishës bojkotoi seancën plenare në të cilën ishte lajmëruar votimi i një marrëveshjeje me aleatin strategjik të Shqipërisë, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Analisti Arben Meçe i ftuar në “Tirana Live” theksoi se ky qëndrim i Sali Berishës është i dirigjuar nga padronët e tij, që janë jashtë Shqipërisë. Sipas tij, Berisha sot tregoi se merr urdhra nga faktorë, të cilët nuk mbështesin ecurinë e vendit.

“Për Berishën e dija se do ta bënte një gjë të tillë. SHBA po nënshkruajmë me Shqipërinë një akt, i cili legalizon një protokoll të prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë. Problemi i Berishës nuk është në Shqipëri, por është te padronët e vet.

Padronët i kanë rrënjët atje ku janë kundër Shqipërisë. Ata kanë një ushtar të besuar, siç është Berisha. Ai tregoi sot se urdhërohet. Nuk është ligj thjesht huamarrje, është teknologjia, pas tyre është prezenca amerikane në Shqipëri”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!