Sulejman Starova vlerëson pozitivisht trajnerin e kombëtares, Edoardo Reja. Në studion e emisionit “Pressing” në Abc News ai foli edhe për kuqezinjtë, ndërkohë që guxoi në fund të propozonte që Gentian Selmani të luajë titullar.
“Reja po punon mirë. E gjunjëzuam kombëtaren se nuk pranojmë të mundemi 4-1 nga Franca. Franca mbyll Italinë në mesfushë. ka ardhur për ta bërë kombëtaren dhe po e bën që të ecë. Në të ardhmen. Gjimshiti po luan mirë, nuk më bind shumë Ismajli. Kemi fituar Baren, është meritë e trajnerit.
Vlerësimi im është se trajneri po bën skuadër të mirë, e drejton edhe ekipin mirë. Gëzohem që edhe brezi ynë e kapi një stadium si e gjithë bota. Na e kalonte ai i Shkupit më përpara. Trajneri ka kohën e bollshme që me Francën të luajë me dinjitet. Në Elbasan ishte ndryshe.
Po ndërton një skuadër për të ardhmen. Kam respektin më të madh, e njohim prej vitesh. Luftoi për kualifikim dhe për të luajtur me dinjitet. Tani i rritet koha për të bërë skuadër të perspektivës. Më pas matet me objektiva. Selmani duhet të luajë direkt, për ta fituar si portier. Meqë po flisnit me emra. Kemi dy portierë shumë të mirë, të bëjmë edhe një tjetër”. /abcnews.al