Djemtë në “luftë”, prindërit në “ethe”/ Të shtunën Itali-Shqipëri, familjarët gati drejt Dortmund

schedule08:38 - 14 Qershor, 2024

schedule 08:38 - 14 Qershor, 2024

Starton sot zyrtarisht Europiani i përfaqësueseve të futbollit, ku pjesë e këtij kompeticioni është dhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila luan të shtunën me Italinë.

Në studion e emisionit “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ishin të ftuar virtualisht prindërit e dy prej futbollistëve të kombëtares, Elseid Hysës dhe Mario Mitajt.

Babi i Elseid Hysa u shpreh se “Elseid është i karikuar. Ta kuptojmë që Shqipëria është një popull i vogël, që shkojmë dy herë në Europian është një rezultat shumë i mirë. Italia nuk ka më lojtarët që ka pasur. Unë uroj që Broja të bëjë gol.”

Ndërsa Lin Mitaj, babai i Mario Mitaj tha se “Presim me padurim dhe emocione. E ëndërronim këtë ditë dhe më në fund ajo ditë erdhi. Jemi mundur t’i japim më të mirën e mundshme. Si tifoz ne themi shifra për fitore, duhet të marrim parasysh edhe kundërshtarin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!