Mario Mitaj është zyrtarisht futbollist i Genoas.
Klubi italian ka njoftuar transferimin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, i cili rikthehet në futbollin europian pas eksperiencës me Al-Ittihad në Arabinë Saudite.
Ai ka kryer këtë të hënë stërvitjen e parë me ekipin italian.
22-vjeçari është prezantuar nga klubi i Serie A, duke firmosur kontratën që e lidh me skuadrën italiane.
Mitaj transferohet te Genoa me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ndërsa ai pritet t’i bashkohet menjëherë ekipit për përgatitjet para nisjes së sezonit të ri.


