Begaj në Kosovë për ditën e çlirimit/ Kurti nuk arriti ta përjashtojë nga protokolli dhe fjalimi në ceremoni

schedule10:51 - 12 Qershor, 2024

schedule 10:51 - 12 Qershor, 2024

“Shqipëria do të punojë për të zbuluar të gjithë të vërtetën e krimeve dhe gjenocidit”. Ky ishte mesazhi që dha presidenti Bajram Begaj gjatë fjalimit e tij në kuvendin e Kosovës, ku u zhvillua seanca solemne për 25-vjetorin e çlirimit të Vendit.  Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se Tirana do të do të punojë për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet për të zgjeruar numrin e njohjeve.

Kreu i shtetit theksoi se Kosova nuk ishte vetëm. Begaj rikujtoi edhe njëherë sensibilizimin e shqiptarëve, ku qindra shkuan të luftojnë kundër armikut ndërsa të tjerët hapën dyert e shtëpive.

Nga ana asaj presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së aleatëve. Osmani deklaroi se me fuqitë perëndimore arritën të garantonin një Kosovë të lirë.

Vizita e Begaj në Kosovë në këtë ditë të rëndësishme për Kosovën për pak desh u cenua nga një incident i rende diplomatik por me shume pasoja. Kjo pasi disa ditë më parë protokolli i qeverise Kurti përjashtoi nga fjalimet e festes se çlirimit te Kosovës, presidentin e Shqipërisë bajram Begaj.

Ministria e jashtme thirri ambasadorin e Kosovës për ti kërkuar llogari dhe kjo thirrje si dhe ndërhyrja e presidentes osmani bëri qe fjalimi  i presidentit Begaj te rikthehej ne protokollin e festes.

Shqipëria priti mbi një milion bashkëpatriote ne mars qershor 1999 ne kulm te luftës ne Kosovë. Incidenti është me i fundit ne përplasjet e Albin Kurtit me Shqipërinë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!