Jemi aq të entuziasmuar, saqë arritëm të parët për të luajtuar në Kampionatin Evropian të futbollit. Kombëtarja jonë mbërriti të shtunën në Gjermani dhe pas dy fitoreve radhazi, në miqësoret e qershorit dhe stërvitjesh të palodhura, tekniku Sylvinho vendosi t’i “shpërblente” djemtë tanë, me një ditë pushimi, që u zhvillua të dielën, që sapo lamë pas.
Gjatë ditës së pushim “Legjionarët” janë argëtuar në kompleksin Kaiserau me lojëra të ndryshme por edhe duke bërë zgarë, teksa në një video të publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit shfaqet ndihmësi i trajnerit, Zabaleta duke gatuar për “Kuqezinjtë”, ndërsa ambienti në sfond duket shumë pozitiv edhe i ngrohtë teksa kanë festuar edhe ditëlindjen e njërit prej pjesëtarve të stafit.
Ndërkaq, kujtojmë se Kombëarjea do të zhvillojë gjatë kësaj të hëne dy seanca stërvitore të mirëfillta në orën 11:00, ndërsa e dyta do të startojë në orën 17:00, dhe tanimë pritet që puna të jetë e fokusuar vetëm te kundërshtari i parë në Evropian, me teknikun Sylvinho që duhet të detajojë rreshtimin me të cilin do të përballojë skuadrën kampione në fuqi të Europës. /i.m /abcnews.al
Postimi i plotë i Federatës Shqiptare të Futbollit: