“Xhevahiri i vogël i Ballkanit”/ Media italiane promovon Shqipërinë turistike

schedule15:10 - 9 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 9 Qershor, 2024

Pushimet në Shqipëri janë  në listat e dëshirave të udhëtarëve këtë vit dhe ka më shumë se një arsye të vlefshme. Kështu shkruan media italiane “GQ” që e cilëson vendin tonë si xhevahirin e vogël në Ballkan  që befason dhe mahnit vit pas viti.

Me plazhe ende të paprekura, male pranë detit, shtigje për turne me biçikleta e kuzhinë të shkëlqyer  përshkruan media italiane ndërsa sugjeron disa prej destinacioneve që nuk duhen humbur në vendin e shqiponjave.

E nis me Dhërmiun, fshatin  përrallor me shtëpi të zbardhura e kisha me kube blu rrethuar nga  male,  porta për në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe peizazhet e egra të Gadishullit Karburun, njohur për  gjiret, shpellat  detare, limanet e fshehura dhe të arritura vetëm me varkë.

Vijon me Sarandën,   një përzierje perfekte e hapësirave me shkëmbinj  gëlqerorë   dhe  siteve arkeologjik si Butrinti  ndërsa nga  kalaja e  Lëkursit mund të  shijoni një pamje të mrekullueshme të qytetit.

Parajsë, media Italiane  cilëson Ksamilin. Përballë Korfuzit mund të zbulosh  bukurinë e tre ishujve idilikë   të arritshëm me not ose  me varkë. Një rripi i hollë rëre lidh një ishull me tjetrin ku mund të ecësh gjatë  baticës ndërsa dallgët që  përplasen  krijojnë një veçori të pabesueshme ujore që ju bëjnë të mendoi se jeni në Karaibe ose Maldive.

Me varkë shkruan media italiane mund të shkosh në gjirin e Vlorës. Qyteti që ndodhet në pikën ku deti Adriatik i lëshon rrugën Jonit, me brigje të thepisua e plazhet me guralecë. Xhevahir të vërtetë, media italiane cilëson Gadishullin e Karaburunit, ish zonën ushtarake e hapur për turizmin.

Eden i vogël i Shqipërisë sipas  medias italiane është plazhi i Gjipesë, i fshehur mes shkëmbinjve të lartë të një kanioni. Vështirë për t’u arritur përmes një shegu të ngushtë apo me varkë nga Jala, por sapo të mbërrini kupton se ky është një strehë e vërtetë paqeje.

Ndërsa Borshin e cilëson si një ndër fshatrat më piktoreskë të rivierës shqiptare me kështjellën mesjetare dhe atë joshjen e viteve ’80, por me një pamje të pashembullt të një bregdeti 7 km me zhavorr të vogël të bardhë në ngjyrën e pluhurit talk dhe përreth gjelbërimit të ullinjve dhe agrumeve.

Meida italiane mbyll shkrimin e saj me një sugjerim për aventurierët, një itinerar 15 ditor me biçikletë për të zbuluar juglindjen e Shqipërisë.