EMRAT/ Sekuestrohen armë zjarri, municione dhe 2500 fara kanabisi në Lezhë, arrestohet 62-vjeçari, shpallet në kërkim nipi

schedule09:54 - 8 Qershor, 2024

schedule 09:54 - 8 Qershor, 2024

Policia e Lezhës ka sekuestruar 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Si pasojë, ka përfunduar në pranga 62-vjeçari, Ndue Gjini dhe është shpallur në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini, të cilët po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të kanabisit.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë me intensitet të lartë planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen 1 armë zjarri, 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi, 5 radio marrëse-dhënëse dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Vihet në pranga një 62-vjeçar, Ndue Gjini dhe shpallet në kërkim nipi i tij, Ardit Gjini të cilët posedonin armët dhe po krijonin kushtet për mbjelljen e farave të cannabisit.

Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Territori i pastër” dhe “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në inteligjencën policore, kanë vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive krimianle dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat:

– u arrestua në flagrancë shtetasi 62 vjeç, dhe u shpall në kërkim nipi i tij, shtetasi 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri dhe 1 armë gjahu, municione për këto armë, 2500 fara cannabisi, një sasi cannabisi dhe 5 radio marrëse-dhënëse, 1 mjet prerës (thikë), 2 celularë, 2500 metra kabllo elektrike dhe 34 automatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!