Asambleja e PS/Balla: Ministrat përgjegjës për situatën gri

schedule10:32 - 6 Janar, 2018

schedule 10:32 - 6 Janar, 2018

Punimet e mbledhjes  së Asamblesë Kombëtare të PS-së u hapën nga sekretari i përgjithshëm i PS Taulant Balla, i cili  bëri një përmbledhje të rezultateve të punës së strukturave partiake, ku nuk kurseu kritikat për një pjesë të tyre. Ndërsa theksoi rëndësinë e parapërgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, Balla theksoi se PS do të jetë në koalicion vetëm me qytetarët, të cilet do të vlerësojnë performancën e çdo kandidati duke qenë vendimarrës në propozimet për listat e garës së ardhshme.

“I kërkoj asamblesë që sekretariatit t’i jepet një mundësi e dytë.

Doja që t’i propozojmë asamblesë shtimin e dy detyrave të reja, atë të sekretarit për marrëdhënieve ndërkombëtare, ku propozojmë zonjën Teuta Voda, aktualisht zëvendës ministre e Drejtësisë, e cila ka një përvojë të shkëlqyer në Parlamentin Evropian.

Bledi Çuci, të jetë sekretari për çështjet zgjedhore. Blerina Gjylameti, të vazhdojë detyrën për koordinimin elektoral që e ka kryer më së miri. Si dhe Gramoz Ruçi, të jetë anëtar i kryesisë së partisë”- tha Balla.

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Taulant Balla bëri një analizë të Partisë Socialiste dhe kërkoi angazhim për shpërbërjen e situatës që e quajti “gri” të Partisë Socialiste. Ai tha se përgjegjës për këtë situatë janë ministrat të cilët mbajnë dhe detyrën e drejtuesit politik të qarqeve.

“Përgjegjësia individuale bie mbi çdokënd që nuk e ka bërë detyrën e vet por ajo politike bie në rradhë të parë mbi drejtuesit politikë të qarqeve, të cilët e kanë toleruar në përditshmërinë e punës së tyre këtë dobësi të rëndë dhe nuk i kanë qëndruar në kokë për t’i qëndruar rigorozë këtij procesi nga koka tek këmbët. Këtu më duhet të përsëris kryetarin e Partisë për ata kolegë, drejtues të qarqeve që kanë detyrën për të qenë ministra sepse ata kanë barrën më të madhe dhe hapësirën më të madhe për justifikim.

Përgjegjësia e drejtimit politik, angazhimi partiak në qarkun përkatës është prioritare dhe nuk mund të bjerë si rezultat i ngarkesave të tjera sepse ka kosto të madhe për integritetin e marrëdhënies së shumicës sonë qeverisëse, me popullin që na ka zgjedhur.

Duke i ftuar kolegët drejtues të qarqeve si dhe gjithë deputetët, drejtues të asamblesë për një reflektim serioz për gropat e lëna hapur në procesin e zgjedhjeve në parti deri tani, i propozoj kryetarit të partisë që kryesia të mblidhet sa më parë për të adresuar konkretisht problematikat që duhen drejtuar në 200 ditët e ardhshme në këtë drejtim themelor të bashkëqeverisjes sonë me njerëzit”- tha Balla.

Në raportimet e tyre në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare përfaqësuesit e lartë të Partisë Socaliste parashtruan prioritet për periudhen në vazhdim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!