Milan “përvesh mëngët”, kuqezinjtë gati të paguajnë klauzolën e Zirkzee

schedule15:44 - 6 Qershor, 2024

schedule 15:44 - 6 Qershor, 2024

Një lajm tepër i rëndësishëm është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian i merkatos, Fabrizio Romano.

Sipas tij, Milan i ka bërë të ditur Bologna se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirmit të Zirkzee, shifër e cila shkon në 40 milionë euro.

Tashmë bisedimet mes Milanit dhe sulmuesit holandez kanë hyrë në një fazë të përparuar, me të dyja palët që po diskutojnë shifrat personale të kontratës.

Zirkzee do të dëshironte të qëndronte në Serie A edhe sezonin e ardhshëm, me impaktin e tij fantastik që kreu me fanellën e Bologna, duke u kualifikuar gjithashtu edhe në Champions League./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!